Sport

Fillon “fshesa” tek Bayerni, Tuchel ka përjashtuar shtatë lojtarë!

Mediat gjermane shkruanin më herët se Tuchel ka dorëzuar një listë dëshirash drejtuesve të klubit për afatin kalimtar të verës, ku përfshihen Dusan Vlahovic, Mateo Kovacic, Declan Rice, Harry Kane dhe Rafael Guerreiro.

8 Qershor 2023, 08:23 Nga DOSJA
Fillon “fshesa” tek Bayerni, Tuchel ka përjashtuar shtatë

GJERMANI - Trajneri i Bayern-it, Thomas Tuchel, i ka thënë drejtuesve të klubit të Mynihut se nuk llogarit më shtatë lojtarët dhe kërkon që ata të shiten në afatin kalimtar të verës, mëson e përditshmja gjermane “Bild”.

Lista e të padëshiruarve të Tuchel përfshin gjithashtu emra të mëdhenj dhe lojtarë të shtrenjtë si Sadio Mane, Serge Gnabry dhe Leroy Sane. 

Tuchel nuk llogarit më portierin Alexander Nibel, i cili u kthye nga një huazim nga Monaco, as Marcel Sabitzer, i cili u kthye nga një huazim nga Manchester United. Benjamin Pavard dhe Buona Sarr janë gjithashtu në rrugëdalje nga klubi, sipas “Bild”.

Mediat gjermane shkruanin më herët se Tuchel ka dorëzuar një listë dëshirash drejtuesve të klubit për afatin kalimtar të verës, ku përfshihen Dusan Vlahovic, Mateo Kovacic, Declan Rice, Harry Kane dhe Rafael Guerreiro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll