Sport

VIDEO / West Ham është fituesi i Ligës së Konferencës, Fiorentina e pëson në minutën e fundit!

Kur dukej se gjithçka po shkonte drejt shtesave skuadra britanike arrin të gjejë golin e dytë për të marrë trofeun europian

7 Qershor 2023, 22:38 Nga DOSJA
VIDEO / West Ham është fituesi i Ligës së Konferencës,

ÇEKI - West Ham shënon në frymën e fundit 2-1 për t’i rrëmbyer italinëve trofeun e Ligës së Konferencave dhe për të evituar shtesat e kësaj finaljeje.

Fiorentina dhe West Ham u përballën në stadiumin “Eden Park” të pragës në finale e edicionit të dytë të Ligës së Konferencave pas finales të një viti më pare që u zhvillua në Tiranë mes Romës dhe Feynordit dhe që u fitua nga Italianët e Mourinhos.

Pas një pjese të pare të brabartë 0-0 gjithçka ka nisur vrullshëm në të dytën. Skuadra nga Premier League kaloi e para në avantazh falë një penalltie të fituar në minutën e 62’-të.

Benrahma merr përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe kalon West Ham në avantazh.

Por festa dhe avantazhi i tyre zgjat shumë pak pasi Bonaventura pas rreth 5 minutash rikthen barazpeshën në këtë finale.

Kur u mendua se gjithçka po shkonte në shtesë Bowen gjen të papërgatitur mborjtjen e italinëve dhe i ndëshkon atëherë kur ishte e pamundur të reagoje, duke i dhënë trofeun West Ham-it.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll