Sport

I pafat në ndeshjen e fundit, Abraham nën tehun e bisturisë, operoi gjurin e majtë…

Tammy Abraham ka kryer një operacion të përparmë, të ligamentit të kryqëzuar në gjurin e tij të majtë, njoftoi klubi roman të mërkurën. Sulmuesi anglez u largua nga fusha në minutat e fundit të fitores ndaj Spezias, në ditën e 38-të të kampionatit.

8 Qershor 2023, 08:15 Nga DOSJA

I pafat në ndeshjen e fundit, Abraham nën tehun e bisturisë,

ITALI - Fundi i sezonit është shumë i hidhur për Tammy Abraham. Finalisti i pafat në Europa League me AS Roma kundër Sevilla FC (1-1, 4-1 me penallti), sulmuesi dëmtoi  ligamentin e kryqëzuar të përparmë në gjurin e majtë të dielën, gjatë ditës së fundit të Serie A kundër Spezia ( 2-1).

Këtë të mërkurë, Roma njoftoi se britaniku i është nënshtruar me sukses një operacioni në Londër. “Ai do të qëndrojë disa ditë në klinikë dhe së shpejti do të fillojë ciklin e rehabilitimit të vendosur nga stafi mjekësor”,- thuhet në njoftimin për shtyp.

I pafat në ndeshjen e fundit, Abraham nën tehun e bisturisë,

Tammy Abraham luajti 54 ndeshje këtë sezon me Romën përpara se të pësonte dëmtimin të dielën kundër Spezias.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll