Bota

Përfundon me sukses operacioni i Papa Françeskut, i duhet të qëndrojë sërish në spital

Ai pritet të qëndrojë në spital për të paktën dy ditë

7 Qershor 2023, 18:51 Nga A.B
Përfundon me sukses operacioni i Papa Françeskut, i duhet të
Papa Françesku

ITALI- Operacioni që Papa Françesku iu nënshtrua sot në spitalin Agostino Gemelli në Romë ka përfunduar me sukses.

Papa iu nënshtrua një operacioni në zorrë për shkak të një hernie të brendshme që rrezikonte të shkaktonte një pengesë. Sipas mediave italiane, problemi specifik ka lindur si pasojë e një operacioni të mëparshëm të cilit i ishte nënshtruar Papa dy vite më parë.

Papa Françesku ndodhet në dhomën e tij private në katin e dhjetë të Gemeli, ku pritet të qëndrojë për të paktën dy ditë./Dosja.al

papa francesku

Sondazh

Poll