Bota

Spanja përjeton pranverën më të nxehtë në 60 vitet e fundit

Sipas AEMET, temperatura mesatare ishte "14.2 gradë Celsius (57.5 gradë Fahrenheit), që ishte 1.8 C më e nxehtë se normalja.

7 Qershor 2023, 18:24 Nga a.l
Spanja përjeton pranverën më të nxehtë në 60 vitet
Moti i nxehtë në Spanjë

SPANJË- Spanja ka regjistruar pranverën e saj më të nxehtë në 60 vitet e fundit. Këtë vit, vendi përjetoi gjithashtu pranverën e dytë më të thatë në rekord, duke lënë pas atë me të cilën u përball në 1995, deklaroi agjencia AEMET teksa thatësira goditi sektorin kyç bujqësor të vendit.

Në vitin 2022, Spanja pati vitin e saj më të nxehtë në histori dhe tani pritet të bëhet një nga vendet më të goditura të Bashkimit Evropian për sa i përket ndryshimeve klimatike. Sipas AEMET, temperatura mesatare ishte "14.2 gradë Celsius (57.5 gradë Fahrenheit), që ishte 1.8 C më e nxehtë se normalja.

“Pranvera e vitit 2023 ishte pranvera më e nxehtë e regjistruar në Spanjë”, deklaroi AEMET teksa fliste për periudhën tre mujore që filloi në mars. 

Vendi në fund të prillit luftoi me një valë të madhe të nxehti pasi temperaturat lokale arritën deri në 20 C mbi mesataren, duke rritur thatësirën, shkruajnë mediat e huaja. Në muajin maj, temperaturat mbetën pak më të larta se mesatarja dhe më pas ranë nën mesataren në gjysmën e dytë të muajit pasi pati reshje të dendura shiu që ndihmuan në ftohjen e motit, por nuk mundën të zbusnin thatësirën. 

spanje

Sondazh

Poll