Politike

"Gara për kreun e PD", Basha me mesazh ndaj Berishës: Demokratët u ndanë se u ngrit flamur i rremë për interesa personale

Ai u shpreh se demokratët u ndanë për interesa personale. Me këtë i referohet Sali Berishës që futi kandidatët e tij në zgjedhjet e 14 majit me logon e Partisë së Lirisë, dhe solli një tjetër disfatë për opozitën

7 Qershor 2023, 17:09 Nga m.s
"Gara për kreun e PD", Basha me mesazh ndaj Berishës:
Lulzim Basha me te rinjte

ELBASAN- Deputeti i PD-së, Lulzim Basha, gjatë një takimi të mbajtur me të rinj e të reja në Elbasan, ka ironizuar kryedemokratin Sali Berisha. Ai u shpreh se demokratët u ndanë për interesa personale. Me këtë i referohet Sali Berishës që futi kandidatët e tij në zgjedhjet e 14 majit me logon e Partisë së Lirisë, dhe solli një tjetër disfatë për opozitën. Basha tha me tone ironike se çdo ditë e më shumë po bëhen thirrjet për bashkim. “Tani ata që e ngritën këtë luftë të rreme, e korrën rezultatin e kësaj lufte të rreme”, tha ndër të tjera Basha. Ai përçoi mesazhin se bashkimi nuk mund të vijë si diçka mekanike, por rreth vlerave dhe se duhet të kenë aleancë kundër korrupsionit.

“Iluzioni se mënyra më e mirë pas daljes në opozitë të PD në 2013, për të qëndruar e për tu rikthyer ishte të ruanim me çdo kusht kompaktësinë e numrave. Kjo në mënyrë thuajse automatike na u kthye në një sëmundje mua dhe bashkëpunëtorëve të mi që për hir të vlerës reale apo të perceptuar, elektorale të një individi të mbyllnim sytë para korrupsionit të atij individi. Kjo do të thotë që në vend që të pastroheshim nga njerëzit që me korrupsionin na shkaktuan kosto imazhi dhe më pas elektorale, i mbajtëm aty dhe madje vazhduam t’i kishim dhe në pozita drejtuese nisur nga kalkulime elektorale. Sot dëgjoni nga mëngjesi në darkë thirrje për bashkim. E para e punës demokratët nuk u ndanë se donin, u ndanë në një flamur të rremë për interesa personale dhe ndarja nuk është parimore në kuptimin që nuk u larguan për parimin. Ne qëndruam për parimin. Tani ata që e ngritën këtë luftë të rreme, e korrën rezultatin e kësaj lufte të rreme. Tani që u kuptua që aleanca me të keqen për hir të numrave nuk pjell asnjëherë diçka të mirë, tani është momenti të kuptojmë që bashkimi nuk mund të vijë si diçka mekanike por rreth vlerave. Besoj se PD është shpresa e vetme për ndryshim në këtë vend. Ne duhet të kemi aleancë kundër korrupsionit”, tha Basha.

Mes tensionesh hapet gara për kreun e PD

Pas 10 orësh debate e tension, Kryesia e Partisë Demokratike doli me vendimin për hapjen e garës për kreun e ri të partisë. Me 17 vota pro, 2 kundër dhe 3 abstenime, Kryesia vendosi që gara për kreun e ri të demokratëve të mbahet më 29 korrik, në kushtet kur edhe Jorida Tabaku refuzoi drejtimin e partisë. Dorëheqja e saj u pasua nga ajo e Ori Nebiajt dhe Flamur Hoxhës nga kryesia e Partisë Demokratike. 

lulzim basha elbasan sali berisha

Sondazh

Poll