Politike

'Disa kolegë i merrnin në telefon, i thonin pse nuk flisni'/ Trazirat në mbledhjen e PD, Korreshi: Basha orkestroi dhunën

Korreshi u shpreh se këto skena janë një trup për PD-së si dhe shtoi se dhuna ishte e inskenuar nga personat shumë pranë Bashës.

7 Qershor 2023, 16:37 Nga A.B
'Disa kolegë i merrnin në telefon, i thonin pse nuk flisni'/
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Koreshi diskutoi ditën e sotme tensionet që ndodhën në mbledhje. Për 'syri.tv', ai u shpreh se këto skena janë një trup për PD-së si dhe shtoi se dhuna ishte e inskenuar nga personat shumë pranë Bashës.

Më tej, ai shtoi se kishte edhe nga ata deputetë që merrnin mesazhe dhe thirrje duke iu kërkuar llogari se përse nuk kishin folur në mbledhje. 

"Është absurde që këto skena ndodhin në Partinë Demokratike e cila aspiron të jetë pjesë e perëndimit. Në atë kryesi harronin se në Lushnje ka deputetë që ishin dhe kryetar partie dhe i kanë sjellë PD 17 mijë vota. Ata funksionar që kanë lënë bukën e kalamajve për të sjellë ato vota në këtë parti dhe sot pjesa më e madhe e tyre është në PD e drejtuar nga Berisha. Unë i jam drejtuar me një pyetje duke i thënë se çfarë kërkon kjo kryesi, të prodhojmë një parti fituese apo një parti mbijetuese sepse nëse vazhdojë kështu jemi vetëm te mbijetesa. Kam dhënë dhe mendime të tjera, ka deputet që nuk janë përfshirë fare në fushatë. Aty u kërkua që të gjeheshin koka turku për ti hedhur përsipër rezultatin e zgjedhjeve.

Në kolegjin e kryetarëve çuditërisht më kishin përjashtuar mua pasi jam kryetar partie dhe nuk jam ftuar në atë mbledhje. U bë një rrumujë e amdhe dhe të gjithë thonin o burra të votojmë por kishte dhe thirrje nga jashtë që kërkonin të votohej ndërsa në një moment të caktuar ata filluan të ofendonin dhe deputetët. Ne nuk kemi luksin pa pasur asnjë anëtar të kërkonim të bënim zgjedhje aq të shpejta dhe anëtarë të kryesisë që e kishin me nxitimi draftin e propozuar nga kolegji i kryetarëve nuk po lenin të fliste sekretari i përgjithshëm, Gaz Bardhi. Mund të konfirmoj se aty ishin të dirigjuara gjërat që të votohej ai projekt-draft për zgjedhjet, përplasjen e parë e ka pasur me njerëzit jashtë Bardhi me Sulën dhe më pas kam dalë dhe unë nga mbledhja e kryesisë.

Thanë disa kolegë po na marrin nga jashtë e po na thonë pse nuk flisni. Në krah të majtë të korridorit është dera me xham, cdo gjë tingëllonte. Nuk është normale që një deputet të mund të trajtohen nga disa persona në këtë mënyrë"

 

saimir korreshi pd 7 qershor 2023

Sondazh

Poll