Politike

KQZ miraton rezultatin e zgjedhjeve në Bashkinë e Rrogozhinës

Kujtojmë se zgjedhjet e më pas numërimi në Bashkinë e Rrogozhinës u kthye në temë diskutimi e kontestimi nga 'Bashkë Fitojmë'.

7 Qershor 2023, 14:05 Nga A.B
KQZ miraton rezultatin e zgjedhjeve në Bashkinë e Rrogozhinës
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Ditën e sotme, KQZ miratoi shpalljen e vendimit të rezultatit të '14 Majit' në bashkinë Rrogozhinë. Kreu i KQZ-së, Celibashi bëri të ditur këtë vendim. 

'Miratohet edhe korrigjimi i materialeve për shpalljen e mandateve për Bashkinë Rrogozhinë'- tha ai. 

Kujtojmë se zgjedhjet e më pas numërimi në Bashkinë e Rrogozhinës u kthye në temë diskutimi e kontestimi nga 'Bashkë Fitojmë'. Fitorja me vetëm 20 vota më shumë e Edison Memollës së socialistëve në Rrogozhinë, pas zgjedhjeve, e zhvendosi betejën për këtë bashki në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” e ankimoi, duke kërkuar rinumërim dhe shpalljen të pavlefshme të kutisë së burgut të Rrogozhinës, që vulosi fitoren e Memollës. Por pavarësisht se ankimimi i tyre u rrëzua me votat e 3 anëtarëve të KAS, dy të tjerët, Elvis Cefa dhe Ledio Braho shfrytëzuan hapësirën që i jep ligji, për të kërkuar rinumërim të të gjitha kutive të votimit në Rrogozhinë, përfshirë edhe atë të burgut.

Edhe pas rinumërimit, Memolla doli sërish fitues./Dosja.al

kqz bashkia rrogozhine

Sondazh

Poll