Politike

Dha dorëheqjen nga Kryesia/ Flamur Hoxha ironizon: Nuk jam në lartësinë e duhur

Flamur Hoxha me nota ironie ka deklaruar se nuk është në nivelin e asaj kryesie.

7 Qershor 2023, 14:00 Nga k.m.
Dha dorëheqjen nga Kryesia/ Flamur Hoxha ironizon: Nuk jam në
Flamur Hoxha

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Hoxha është larguar nga posti i tij si Sekretar Organizativ i PD-së. Dorëheqjen nga posti i tij e dha pas mbledhjes së djeshme, e cila u zhvillua për më shumë se 10 orë. Pas vendimit për të lënë të lirë postin që ai mbante, Flamur Hoxha me nota ironie ka deklaruar se nuk është në nivelin e asaj kryesie.

“Dorëheqjen si sekretar organizativ rrjedhimisht dorëheqje nga kryesia si anëtar kryesie nga posti i sekretarit organizativ pasi nuk jam në lartësinë e asaj kryesie,”-deklaroi ai.

Po ashtu, bashkë me të nga Kryesia u dorëhoq edhe deputetja tjetër Ori Nebijaj është dorëhequr nga Kryesia, ndërsa më herët Jorida Tabaku dha dorëheqjen nga posti i nënkryetares së PD-së.

flamur hoxha  pd 7 qershor 2023

Sondazh

Poll