Politike

Ndryshime në Qeveri! Emërohet zv/ministri i ri te Infrastruktura dhe Energjia, zëvendëson Mollën

Në vend të Mollës është emëruar Ami Kozeli. Në mungesë të kryeministrit Edi Rama, vendimet e datës së sotme janë firmosur nga zv/kryeministrja Belinda Balluku e cila drejton edhe MiE.

7 Qershor 2023, 16:28 Nga A.B
Ndryshime në Qeveri! Emërohet zv/ministri i ri te Infrastruktura dhe
Kryeministria

TIRANË- Ndryshime në Qeveri. Endrit Molla është shkarkuar ditën e sotme nga posti i zv/ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të këshillit të ministrave.

Në vend të Mollës është emëruar Ami Kozeli. Në mungesë të kryeministrit Edi Rama, vendimet e datës së sotme janë firmosur nga zv/kryeministrja Belinda Balluku e cila drejton edhe MiE.

VENDIMI: 

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 7 Qershor 2023:
V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Ami Kozeli emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

V E N D I M 

PËR
LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Endrit Molla, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

endrit molla ami kozeli

Sondazh

Poll