Masakra në Don Bosko, arrestohet Sherrniku, Policia: Siguroi mjetet materiale për të kryer vrasjen
28-vjeçari i vënë në pranga akuzohet për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.
TIRANË- Identifikohet një nga personat e përfshirë në masakrën e Don Boskos, në pronësi të kundërshtarit të Ervis Martinajt, atentat ku mbeti e vdekur Mimoza Paja. Nikoll Sherrniku, që ndodhet aktualisht në burg, i cili dyshohet se është personi që i dorëzoi ekzekutorëve targën e automjetit. Policia bën të ditur se targa rezulton të jetë marrë në Gjermani nga Sherrniku.
28-vjeçari i vënë në pranga akuzohet për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.
NJOFTIMI I POLICISE:
Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur me datë 12.03.2023, ku mbeti e vrarë një shtetase. Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur me datë 12.03.2023, në rrugën”Anastas Shundi”, e cila bën fjalë për vrasjen e shtetases Mimoza Paja dhe dëmtimin/plagosjen e disa shtetasve të tjerë në ambientet e një lokali në pronësi të vëllezërve MURATI, ju informojmë si më poshtë:
Sot më datë 07.06.2023 u bë ekzekutimi i vendimit Nr. 1220 datë 07.06.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë e cila ka vendosur caktimin e masës të sigurimit personal atë të “Arrest në burg“ ndaj personit nën hetim N. Sh., 28 vjeç, lindur dhe banues në Fushë - Kuqe, Laç, (aktualisht nën hetim me masën e sigurisë "Arrest në burg" edhe për vepra të tjera penale) si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera në funksion të procedimit penal nr. 1700 të vitit 2023 ka rezultuar se personi nën hetim, shtetasi N. Sh., me veprime aktive ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale që kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale. Këto veprime konsistojnë në marrjen e targave të huaja ne shtetin gjerman, sjelljen e tyre në Shqipëri, dhe vënien në dispozinon të këtyre targave personave të tretë (autorëve), të cilët më pas i kanë ruajtur dhe përdorur këto targa në një automjet tip “BMë” seria 5, ditën e ngjarjes.
Automjeti tip “BMë”, sëbashku me targat gjermane, është gjetur i djegur në fshatin Likmetaj, Manëz, Durrës.
Në funksion të këtij procedimi janë kryer veprime të shumta hetimore dhe ekzekutuar letër-porositë në Gjermani dhe në Kosovë. Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për dokumentimin e plotë ligjor, me prova të autorëve të kësaj ngjarje kriminale.
Çfarë ndodhi dhe pse u vra Mimoza Paja?
Masakra ndodhi më 12 Mars në Don Bosko. Dy persona qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 58 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij. Murati tashmë është shpallur në kërkim./Dosja.al
Sondazh
Tragjedia e Gërdecit/ Përfaqësues të ambasadës së SHBA-së në gjyqin e Mediut
Fatmir Mediu TIRANË- Përfaqësues të ambasadës së SHBA-së, kanë qenë të pranishëm sot gjatë sea...
'Gërdeci'/ GJKKO pranoi familjarët në proces, avokati i Mediut: Gjykata mbajti një qëndim të kundërt nga më parë
Fatmir Mediu TIRANË- GJKKO pranoi ditën e sotme që familjarët e viktimave të Gërdecit të bëhen palë n&eum...
“Gërdeci”/ Avokati i familjes Durda: Është një fitore, e vërteta i çliron njerëzit
avokati Dorian Matlija TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi të pranojë në p...
"Arrestimi, i tepruar"/ Dy “GABIMET” që futën në burg Vangjush Dakon, ish-kryebashkiaku i tensionuar
Vangjush Dako DURRËS- Ish-kryebashku i Durrësit, Vangjush Dako u ndalua pasditen e djeshme pasi gjykata vendosi masën e “Arrestit n&...
Gërdeci/ GJKKO pranon familjarët e viktimave si palë në proces, dëshmitarë 290 persona
SPAK TIRANË- GJKKO ka shtyrë sërish seancën për ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediun. Në seancë u përsë...
Pallati 11-katësh dhe TENDERI ‘i fryrë’/ Dosja E PLOTË me shkeljet ligjore të Vangjush Dakos, si u dha "ok" për ndërtimin, shkeljet e 9 ish-zyrtarëve
Vangjush Dako DURRËS- Një pallat 11-katësh i ndërtuar 11 vite më parë, në shkelje ligjore dhe një tender, vler...
Ndërtimi i pallatit/ Arrestimi i Dakos, SPAK: Tarifa e studimit dhe vlera e fondit limit u llogarit 10 herë më e lartë
SPAK TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë njoftimin zyrtar për arre...
EMRI/ Plagosi rëndë një person, arrestohet 29-vjeçari i shpallur në kërkim
VLORË- Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për plagosje të...
Vrasja e Tauland Beqirajt, Apeli lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Vlorës, Hajnaj dënohet 21 vite burg
Autori dhe viktima VLORË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi dënimet për autorët e vrasjes së Taulan...
Goditen 2 raste të tregtisë së mallrave kontrabandë, nën hetim 2 persona në Lezhë
Policia LEZHË- Policia e Lezhës ka konstatuar dhe goditur 2 raste të transportimit me qëllim shitjen, të sasive të konsiderue...
