Aktualitet

Gërdeci/ GJKKO pranon familjarët e viktimave si palë në proces, dëshmitarë 290 persona

GJKKO mori vendimin për të njoftuar të gjithë 290 personat e dëmtuar të cilët do të marrin pjesë në seancën e rradhës.

7 Qershor 2023, 15:07 Nga A.B
Gërdeci/ GJKKO pranon familjarët e viktimave si palë në
SPAK

TIRANË- GJKKO ka shtyrë sërish seancën për ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediun. Në seancë u përsërit sërish kërkesa e familjarëve të viktimave për të qenë palë në proces, kërkesë që u pranua.

Ndërsa risi gjatë seancës ka qenë kërkesa e një prej të plagosurve gjatë tragjedisë së Gërdecit. GJKKO mori vendimin për të njoftuar të gjithë 290 personat e dëmtuar të cilët do të marrin pjesë në seancën e rradhës.

Seanca e radhës u vendos në 22 qershor në orën 14:00./Dosja.al

gerdeci fatmir mediu

Sondazh

Poll