Aktualitet

'Gërdeci'/ GJKKO pranoi familjarët në proces, avokati i Mediut: Gjykata mbajti një qëndim të kundërt nga më parë

Ardian Visha u shpreh se gjykata dhe prokuroria mbajtën një qëndrim të kundërt nga qëndrimet e mëparshme, gjë që sipas tij nuk mund të ndodhë.

7 Qershor 2023, 15:44 Nga A.B
'Gërdeci'/ GJKKO pranoi familjarët në proces, avokati i
Fatmir Mediu

TIRANË- GJKKO pranoi ditën e sotme që familjarët e viktimave të Gërdecit të bëhen palë në proces. 290 persona, mes tyre të dëmtuar dhe familjarë të viktimave do të kontaktohen nga gjykata. Avokati i Mediut, Ardian Visha u shpreh se gjykata dhe prokuroria mbajtën një qëndrim të kundërt nga qëndrimet e mëparshme, gjë që sipas tij nuk mund të ndodhë.

Komenti ishte ai që i bëra në sallë. Nëse ka viktima të një kazusi. Për ne nuk ka vepër për zotin Mediu. E gjithë kjo çështje po humbet sensin. Gjykata dhe prokuroria kanë një mospranim ndaj familjarëve të viktimave, ndërkohë sot mbajtën një qëndrim diametrikisht të kundërt. Ekonomia gjyqësore është një nga parimet mbi të cilat ndërtohet një proces gjyqëson në Shqipëri. Do të duhet të kishim një qëndrim të gjykatës në mënyrë të menjëhershme. Edhe ne do të mbajmë një qëndim në seancën e ardhshme”, u shpreh avokati.

Seanca e radhës u vendos në 22 qershor në orën 14:00./Dosja.al

fatmir mediu gerdeci ardian visha

Sondazh

Poll