Aktualitet

EMRI/ Plagosi rëndë një person, arrestohet 29-vjeçari i shpallur në kërkim

Mësohet se në pranga ka rënë Gerald Dukaj nga Vlora, pasi në vitin 2020 ka plagosur rëndë një person tjetër gjatë një sherri me motive të dobta. 

7 Qershor 2023, 14:49 Nga I.A

EMRI/ Plagosi rëndë një person, arrestohet 29-vjeçari i

VLORË- Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje. Mësohet se në pranga ka rënë Gerald Dukaj nga Vlora, pasi në vitin 2020 ka plagosur rëndë një person tjetër gjatë një sherri me motive të dobta. 

Njoftimi i Policisë:

Port Vlorë Plagosi rëndë një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, të ndodhur në vitin 2020, ndalohet 29-vjeçari i shpallur në kërkim nga DVP Vlorë. 29-vjeçari u vu në pranga falë informacioneve të siguruara nga Policia Kufitare e Vlorës, përmes inteligjencës informative, se ky shtetas tentonte të hynte në vendin tonë. Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Vlorës, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas i shpallur në kërkim për një vepër penale kundër personit, tentonte të hynte në vendin tonë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, kanë bërë ndalimin e shtetasit Gerald Dukaj, 29 vjeç, banues në Vlorë. 29-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Në vitin 2020, ky shtetas ka dëmtuar rëndë një shtetas tjetër, gjatë një konflikti fizik me të, për motive të dobëta. Shtetasi Gerald Dukaj do t'i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

gerald dukaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Qershor 2023, 12:56 f.i

VIDEO/ Merr flakë benzi në Tiranë

pamje nga vendngjarja TIRANË-  Një makinë është përfshirë nga flakët në Institut. Siç shihet ...