Aktualitet

Vrasja e Tauland Beqirajt, Apeli lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Vlorës, Hajnaj dënohet 21 vite burg

Gjykata la në fuqi dënimin me 14 vite burg për Elton Hajnajn. Ai u dënua me 21 vite burg, por ndaj tij u zbatua gjykimi i shkurtuar, duke përfituar uljen e 1/3-tës së dënimit.

7 Qershor 2023, 14:39 Nga A.B
Vrasja e Tauland Beqirajt, Apeli lë në fuqi vendimin e Gjykatës
Autori dhe viktima

VLORË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi dënimet për autorët e vrasjes së Tauland Beqirajt, ngjarje e ndodhur në mars të vitit 2021 në Vlorë. Gjykata la në fuqi dënimin me 14 vite burg për Elton Hajnajn. Ai u dënua me 21 vite burg, por ndaj tij u zbatua gjykimi i shkurtuar, duke përfituar uljen e 1/3-tës së dënimit.

Dënimet u lanë në fuqi edhe për dy personat e akuzuar si bashkëpunëtorë të Hajnajt, Skerdian Gabrani dhe Andi Jonuzaj. Gabrani ishte dënuar në shkallën e parë me 6 vite burg, ndërsa Jonuzaj me 4 vite burg.

Si ndodhi atentati ndaj Beqirajt?

Vrasja e Taulant Beqirajt u krye në një nga zonat më të populluara të Vlorës, në rrugën Transballkanike, pranë Gjykatës së Apelit. Atentati u krye kur viktima, asokohe 31 vjeç, ishte duke ecur në këmbë në trotuar.

Autori i vrasjes zbriti nga një mjet, i maskuar, dhe ka qëlluar me breshëri ndaj Beqirajt duke e lënë të vdekur në vend. Pas vrasjes, autori u përpoq të largohej me makinë, por u arrestua në një prej rrugëve dytësore që të nxjerr në autostradën Vlorë-Fier. Sipas informacioneve të kohës, në momentin e vrasjes, viktima duhej të ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”./Dosja.al

tauland beqiri elton hajnaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Qershor 2023, 12:56 f.i

VIDEO/ Merr flakë benzi në Tiranë

pamje nga vendngjarja TIRANË-  Një makinë është përfshirë nga flakët në Institut. Siç shihet ...