Sport

VD/ "Dhurata" e pabesueshme nga fansat për Spallettin, dy vjet pasi iu vodh makina…

Luciano Spalletti pa makinën e tij të “rriste krahët” në vitin 2021, por dy vjet më vonë iu rikthye një... pjesë e vogël e saj, përmes një lëvizjeje të paimagjinueshme të kryer nga tifozët e organizuar të Napolit. Shikoni videon.

7 Qershor 2023, 10:00 Nga DOSJA

VD/ "Dhurata" e pabesueshme nga fansat për Spallettin, dy vjet

ITALI - Sezoni i dytë i Luciano Spallettit në krye të Napolit ishte një përrallë. Ai e udhëhoqi Partenopein drejt ‘Scudettos’ së tyre të parë pas 33 vitesh dhe i treti në përgjithësi në historinë e tyre. Por marrëdhënia e tij me tifozët e skuadrës nuk ishte gjithmonë e përzemërt. Ose të paktën me një pjesë të partenopeit të organizuar. 

Kjo u pa qartë më 16 tetor 2021 kur u vodh Fiat Panta e trajnerit me përvojë, me atë incident që u ndoq disa ditë më vonë ku në tribunën "Diego Maradona" u shfaq një pankartë ku shkruhej: "Do ta kthejmë, nëse ti largohesh”.

Tani që gjërat janë krejtësisht ndryshe dhe Spalletti adhurohet si perëndi tokësore nga i gjithë qyteti i Napolit. Pak para se të largohet përgjithmonë nga dhoma e zhveshjes së “Maradonës” (nuk do të vazhdojë me skuadrën e jugut italian, duke marrë vendimin për të marrë një pushim nga tezgat për një vit), ai mori një dhuratë të papritur.

Atë ia bënë disa tifozë të organizuar të Napolit, të cilët e vizituan në dhomën e zhveshjes, ku Spalletti hapi një kuti blu me mbështjellës që ishte për të dhe nxori... timonin e makinës, por edhe një CD të Pino Daniele.

Pa dyshim që surpriza e Spallettit ka qenë e madhe, pasi ai e ka trajtuar gjithë skenën me humor dhe ka përqafuar fansat, të cilët për... arsye të kuptueshme i kanë fshehur fytyrat.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CalcioNapoli24 (@calcionapoli24.it)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll