Sport

Brazili ende ëndërron për Ancelottin...

Presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodrigues, ende dëshiron të sjellë Carlo Ancelottin në krye të Seleção.

7 Qershor 2023, 10:30 Nga DOSJA
Brazili ende ëndërron për Ancelottin...

SPANJE - Federata e Brazilit (CBF) nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të pasur Carlo Ancelottin në stolin e kombëtares së saj. Në qendër të thashethemeve që nga eliminimi i Seleçaos në Kupën e Botës 2022, tekniku i Real Madrid deklaroi majin e kaluar se donte të respektonte kontratën e tij me klubin madrilen, duke vazhduar deri në qershor 2024.

Por deklaratat e tij nuk e ngadalësuan Ednaldo Rodrigues, presidenti i CBF. Kombëtarja braziliane është ende në kërkim të një pasardhësi të Tite, i hequr nga posti i tij pas eliminimit të tij nga Kupa e Botës në çerekfinale kundër Kroacisë këtë dimër.

Brazili do të udhëtojë në Evropë për t'u përballur me Guinenë në Spanjë (17 qershor, 21:00) dhe Senegalin në Portugali (20 qershor, 14:00). Rodrigues dëshiron të përfitojë nga ky udhëtim për të takuar trajnerin me katër Champions League: 

“Udhëtimi do të jetë shumë i rëndësishëm për ne (për të vendosur për trajnerin e ardhshëm)”,- ka deklaruar ai. “Kam ndërmend të flas me Ancelottin dhe presidentin e Real Madridit. Vetëm atëherë do të mund të thuhet nëse do të ndodhë apo jo”.

Kontrata e Carlo Ancelottit do të përfundojë në vitin 2024, por ka një klauzolë përfundimi nëse bihet dakord. Prandaj Rodrigues e konsideron të mundur të sjellë italianin. Nga ana tjetër, Ancelotti kujtoi dëshirën e tij për të qëndruar në klub disa javë më parë. Prandaj, Rodrigues duhet të jetë shumë bindës për të marrë atë që dëshiron.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll