Sport

Ish-lojtari i kombëtares, Klodian Duro "sulmon" Vllazninë: "Po bëjnë estradë Ballshi!"

Nuk dihet qartë arsyeja, megjithatë fakti që për atë post ka patur disa kandidatura, bën të mendosh për një shans të humbur këtë here për Duron!

7 Qershor 2023, 10:41 Nga DOSJA

Ish-lojtari i kombëtares, Klodian Duro "sulmon" Vllazninë:

TIRANË - Eshtë një periudhë ‘valsesh’ trajnerësh këto ditë, ku të shtumtë janë ata që lëvizin dhe të tjerë që pretendojnë të lëvizin.

Pas zyrtarizimit të Orges Shehit te Tirana, Vllaznia ka vendosur për një tjetër alternativë, Migen Memellin.

Për postin e trajnerit të skuadrës shkodrane, një ndër më të mëdhatë të futbollit shqiptar, kanë qenë të shumtë kandidatët e ofruar. Megjithatë presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri dhe drejtori Elvis Plori, kanë vendosur përfundimisht për pogradecarin Migen Memellin.

Në të njëjtën ditë, duke përdorur foton e prezantimit të tij, një tjetër trajner, ish-lojtari i kombëtares, Klodian Duro, me ironi e ka quajtur "Estradë Ballshi" këtë vendim të drejtuesve shkodranë, duke përdorur edhe batutën e famshme “Doni ma për Belulin?”

Duke vazhduar ironinë me presidentin Xhaferri, që e etiketon si skenarist, me avokatin e klubit Bledi Dibra dhe drejtori Elvis Plori.

Ish-lojtari i kombëtares, Klodian Duro "sulmon" Vllazninë:

Nuk dihet qartë arsyeja, megjithatë fakti që për atë post ka patur disa kandidatura, bën të mendosh për një shans të humbur këtë here për Duron!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll