Sport

Kaos total te Milan, Maignan kërcënon me lamtumirë në rrjetet sociale...

Portieri francez bën të dridhen tifozët me një postim: “Gjithmonë Milan?”. Ndërkohë, Chelsea përgatit ofertën

7 Qershor 2023, 08:27 Nga DOSJA

Kaos total te Milan, Maignan kërcënon me lamtumirë në

ITALI - Kaos total te Milani. Pas ndarjes së papritur dhe të bujshme nga Paolo Maldini  (pritet njoftimi për shtyp që do të zyrtarizojë edhe lamtumirën e Massarës), vijnë reagimet e para sociale të lojtarëve më përfaqësues dhe më me vlerë të skuadrës. 

Pas postimit të Rafa Leaos, i cili sot bëri një histori ku imitonte vulosjen e gojës së tij, radha ishte e Mike Maignan, i cili postoi foton e prezantimit në AC Milan në historitë e tij në Instagram, me Maldinin dhe Massara në krah dhe korrigjoi mbishkrimin "gjithmonë Milan" duke shtuar një pikëpyetje mbi “i”. 

Kaos total te Milan, Maignan kërcënon me lamtumirë në

Portieri francez, i cili ka kontakte me klubin e Via Aldo Rossi deri në qershor 2026 me një pagë 2.8 milionë në sezon, dukej pranë një rinovimi dy vjeçar me një rregullim të pagës së tij në rreth 4 milionë. Kontaktet e para mes palëve kishin qenë pozitivë, por lamtumira e stuhishme e çiftit që e mori te Milani në verën e 2021 për 13 milionë mund të ketë ndryshuar gjithçka.

Maignan tani po reflekton për të ardhmen e tij dhe po mendon nëse do të vazhdojë te Milani, teksa ‘La Repubblica’ po flet për një interes konkret për të nga Chelsea shumë i pasur. Thuhet se anglezët janë gati të vendosin në pjatë një ofertë prej 60 milionë eurosh dhe tashmë kanë kontaktuar me klubin kuqezi, ndërkohë që Majk pyet veten: “Milan përgjithmonë?”

Kaos total te Milan, Maignan kërcënon me lamtumirë në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll