Sport

Mirupafshim Superlega: Juve informon Barçën dhe Realin për daljen e mundshme nga projekti

Klubi i Juventusit u dërgoi një letër dy klubeve për t'i paralajmëruar për tërheqjen: "Asnjë kërcënim nga UEFA"

6 Qershor 2023, 22:17 Nga DOSJA
Mirupafshim Superlega: Juve informon Barçën dhe Realin për

ITALI - Juventusi  i ka dërguar një letër zyrtare Barcelonës dhe Real Madridit në të cilën komunikojnë se duan të fillojnë një diskutim për mundësinë e largimit nga projekti i Superlegës. Klubi i Juventusit, në kohën e drejtimit të Andrea Agnellit, ishte një nga klubet më aktive që i dha jetë idesë që tërboi UEFA-n. Dyshimet lidhur me përjashtimin e mundshëm nga kupat e Europës sezonin e ardhshëm, nga organi më i lartë i futbollit kontinental, si pasojë e telasheve me drejtësinë sportive italiane, do ta kishin bërë Juventusin të vlerësonte një qëndrim tjetër për këtë çështje dhe të informonte zyrtarisht dy klube ende të përfshira në projekt.

Njoftimi për shtyp i skuadrës së Juventusit

“Për sa i përket thashethemeve të dala në shtypin e sotëm, Juventus Football Club SpA informon se u ka dërguar një komunikim dy klubeve të tjera, të cilat ashtu si Juventusi nuk e kanë ushtruar tërheqjen e tyre nga projekti i Superligës (Futboll Club Barcelona dhe Real Madrid. Club de Futbol) për të nisur një periudhë diskutimi midis tre klubeve në lidhje me daljen e mundshme të Juventusit nga Projekti i Superligës. Kompania do të vazhdojë me çdo komunikim të kërkuar në bazë të ligjit pas përfundimit të diskutimeve dhe vlerësimeve në lidhje me sa më sipër, duke specifikuar se shumë nga rindërtimet e raportuara nga shtypi në lidhje me përmbajtjen e komunikimit (duke përfshirë çdo referencë ndaj kërcënimeve të supozuara për sanksione të mundshme nga UEFA) nuk korrespondojnë me të vërtetën. Për më shumë informacion mbi Projektin e Superligës,ju lutemi referojuni njoftimeve për shtyp të lëshuara nga Kompania më 19 prill dhe 21 prill 2021"

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll