Bota

Dyshime për spiunazh, Finlanda dëbon 9 punonjës të ambasadës ruse në Helsinki

Ai shtoi se aktivitetet janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike dhe njoftimi pasoi një takim midis Presidentit Sauli Niinisto dhe Komitetit Ministror të vendit për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë.

6 Qershor 2023, 19:32 Nga a.l
Dyshime për spiunazh, Finlanda dëbon 9 punonjës të
Foto ilustruese

FINLANDË- Finlanda, anëtarja më e re e NATO-s njoftoi sot dëbimin e 9 diplomatëve që punonin në ambasadën ruse në Helsinki pasi dyshohen për spiunazh. 

“Finlanda do të dëbojë nëntë persona që punojnë në ambasadën ruse, të cilët kanë vepruar në cilësinë e inteligjencës”, tha qeveria në një deklaratë.

Ai shtoi se aktivitetet janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike dhe njoftimi pasoi një takim midis Presidentit Sauli Niinisto dhe Komitetit Ministror të vendit për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, shkruajnë mediat e huaja. 

“Vendimet bazohen në vlerësimin e Shërbimit Informativ të Sigurisë Finlandeze (SUPO),” tha për AFP Marja Liivala, Drejtore e Përgjithshme në Ministrinë e Jashtme.

Marrëdhëniet midis vendeve fqinje janë përkeqësuar pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, gjë që bëri që Finlanda të shkëputej nga dekada të mos-angazhimit ushtarak dhe të aplikonte në NATO në maj 2022, duke u bërë zyrtarisht anëtare në prill.

sauli niinisto

Sondazh

Poll