Bota

Kievi akuzon Rusinë në gjykatën e lartë të OKB-së: Shtet terrorist

Fatkeqësia ndodhi në ditën e dytë të operacioneve ofensive ukrainase që mund të shënojnë fazat e hershme të një kundërofensive masive.

6 Qershor 2023, 19:27 Nga a.l
Kievi akuzon Rusinë në gjykatën e lartë të OKB-së:
Korynevych

UKRAINË- Ukraina e ka quajtur Rusinë një shtet terrorist në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, ndërsa nisën procedimet në një çështje mbi mbështetjen e Moskës ndaj separatistëve pro-rusë të fajësuar për rrëzimin e një fluturimi të Malaysian Airlines në vitin 2014, shkruajnë mediat e huaja. 

“Rusia nuk mund të na mundë në fushën e betejës, kështu që ajo synon infrastrukturën civile në përpjekje për të na ngrirë në nënshtrim. Vetëm sot Rusia hodhi në erë një digë të madhe…, duke shkaktuar evakuime të konsiderueshme civile, dëme ekologjike dhe duke kërcënuar sigurinë e termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia”, tha Korynevych në seancat dëgjimore, duke i përshkruar veprimet e Rusisë si “veprime të një shteti terrorist”.

Fatkeqësia ndodhi në ditën e dytë të operacioneve ofensive ukrainase që mund të shënojnë fazat e hershme të një kundërofensive masive. Kjo mund të ndikojë në çdo plan ukrainas për një sulm amfib përtej lumit. 

 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll