Bota

SHBA vendos sanksione ndaj Iranit, shkelje në prrogramet raketore dhe ushtarake të Teheranit

Ndër ata që u goditën me sanksione ishte atasheu i mbrojtjes i Iranit në Pekin, Davoud Damghani, të cilin Thesari e akuzoi për koordinimin e prokurimeve të lidhura me ushtrinë nga Kina për përdoruesit fundorë iranianë.

6 Qershor 2023, 17:43 Nga a.l
SHBA vendos sanksione ndaj Iranit, shkelje në prrogramet raketore dhe
SHBA

SHBA-  Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sot sanksione të reja ndaj subjekteve në Iran, Kinë dhe Hong Kong, duke akuzuar rrjetin e prokurimit për mbështetjen e programeve raketore dhe ushtarake të Iranit, ndërsa Uashingtoni rrit presionin ndaj Teheranit.

Departamenti amerikan i Thesarit në një deklaratë tha se rrjeti kreu transaksione dhe lehtësoi prokurimin e pjesëve dhe teknologjisë së ndjeshme dhe kritike për aktorët kryesorë në zhvillimin e raketave balistike të Iranit, duke përfshirë Ministrinë e Mbrojtjes dhe Logjistikën e Forcave të Armatosura të Iranit, e cila është nën sanksionet e SHBA, shkruajnë mediat e huaja. 

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të synojnë rrjetet e paligjshme të prokurimeve transnacionale që mbështesin në mënyrë të fshehtë prodhimin e raketave balistike të Iranit dhe programe të tjera ushtarake”, tha në deklaratë nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian Nelson. 

Ndër ata që u goditën me sanksione ishte atasheu i mbrojtjes i Iranit në Pekin, Davoud Damghani, të cilin Thesari e akuzoi për koordinimin e prokurimeve të lidhura me ushtrinë nga Kina për përdoruesit fundorë iranianë.

sanksione ndaj iranit davoud damghani

Sondazh

Poll