Bota

Takimi me opozitën në Kosovë/ Lajçak: Iu treguam për dëmin që i është shkaktuar reputacionit të Kosovës

Ai ka treguar se i kanë kërkuar opozitës që të mbështesin një zgjidhje politike për shtensionimin e situatës.

6 Qershor 2023, 17:58 Nga a.l
Takimi me opozitën në Kosovë/ Lajçak: Iu treguam për
Takimi me opozitën e Kosovës

KOSOVË-Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka dhënë detaje për takimin e sotëm me krerët e partive politike opozitare. Pëmes në postimi në Twitter, Lajçak tha se kanë vënë në dijeni krerët e opozitës për pasojat, krizën aktuale dhe për dëmin që i është shkaktuar Kosovës sa i përket reputacionit ndërkombëtar. Ai ka treguar se i kanë kërkuar opozitës që të mbështesin një zgjidhje politike për shtensionimin e situatës.

Escobar dhe unë ua shpjeguam partive opozitare shqiptare të Kosovës pasojat e krizës aktuale dhe dëmtimin e reputacionit ndërkombëtar të Kosovës. Ne u kërkuam atyre të mbështesin një zgjidhje politike për të zbutur tensionet”, ka thënë Lajcak. 

Dy zyrtarët kanë zhvilluar një vizitë zyrtare në Kosovë dhe Serbi me synimin që të gjejnë një zgjidhje për qetësimin e situatës në tri komuna në veri të Kosovës – Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok. Në këto komuna, që nga 29 maji, serbët lokalë po protestojnë rregullisht për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale, të cilët fituan zgjedhjet e bojkotuara nga Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë.

miroslav lajcak

Sondazh

Poll