Bota

Hovenier për takimet e Lajçak dhe Escobar: Shtensionimi i situatës, zgjedhjet e reja e normalizimi i marrëdhënieve, 3 KËRKESAT tona

Përmes një postimi në Twitter, Hovenier bën me dije se gjatë takimeve u diskutua nevoja për shtensionimin e situatës në veri të vendit si dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja ku duhe të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Listës Serbe.

6 Qershor 2023, 18:20 Nga a.l
Hovenier për takimet e Lajçak dhe Escobar: Shtensionimi i
Jeffrey Hovenier

KOSOVË- Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka reaguar për takimet e zhvilluara dje dhe sot ndërmjet emisarëve nga SHBA dhe BE, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar me liderë institucionalë në Kosovës. Përmes një postimi në Twitter, Hovenier bën me dije se gjatë takimeve u diskutua nevoja për shtensionimin e situatës në veri të vendit si dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja ku duhe të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Listës Serbe.

“Theksuam nevojë për de-përshkallëzim të menjëhershëm në veri të Kosovës, përfshire zgjedhjet e reja gjithëpërfshirëse me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe implementimin e plotë të marrëveshjes së normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Hovenier.

Në orët e vona të pasdites së sotshme, Lajçak dhe Escobar kanë takuar edhe përfaqësuesit e Listës Serbe, të cilëve u kanë kërkuar që të marrin pjesë në zgjedhjet e reja që do të mbahen në veri të vendit.  

jeffrey hovenier

Sondazh

Poll