Aktualitet

SPAK lëshon urdhër-arreste për ish-kryebashkiakun Vangjush Dako, një gjyqtar s'e pranoi kërkesën e hetuesit

Pas këtij vendimi, prokurori i SPAK, Sotir Kllapi, këtë javë e ka apeluar Vendimin e Shkallës së Parë në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, duke kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Vangjush Dakon dhe disa persona të tjerë.

6 Qershor 2023, 18:10 Nga k.m.

 

SPAK lëshon urdhër-arreste për ish-kryebashkiakun Vangjush Dako,
Foto ilustruese

TIRANË- SPAK ka kryer sot një operacion në qytetin e Durrësit. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar disa urdhër-arreste për 9 ish-zyrtarë të Bashkisë, mes tyre edhe për ish-kryebashkiakun Vangjush Dako, të gjithë të dyshuar për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

Përmes burimeve në SPAK, “Ora News“ ka mësuar se një gjyqtar ka vendosur mospranimin e kërkesës së prokurorisë, për arrestimin e Vangjush Dakos dhe caktimin e masës së sigurisë personale për personat e tjerë.

Pas këtij vendimi, prokurori i SPAK, Sotir Kllapi, këtë javë e ka apeluar Vendimin e Shkallës së Parë në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, duke kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Vangjush Dakon dhe disa persona të tjerë. Ndërsa masa më të buta si “arrest në shtëpi” janë kërkuar për disa nga zonjat e proceduara për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Ndërtimit pa leje” për qëllime përfitimi.

vangjush dako arrestohet vangjush dako

Sondazh

Poll