Aktualitet

Po transportonte 31 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës 100 euro secili, pranga shqiptarit në Greqi

Nga hetimet e policisë, 30-vjeçari i kishte marrë emigrantët nga zona e Peloponezit për t’i transportuar pranë kufirit greko-shqiptar, kundrejt pagesës prej 100 eurosh

6 Qershor 2023, 17:44 Nga m.s
Po transportonte 31 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës
furgoni ku ishin futur emigrantet

GREQI- Një 30-vjeçar shqiptar është vënë në pranga në Greqi, pasi është kapur duke transportuar 31 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës.

Mediat e huaja raportojnë se shqiptari dhe një shtetase greke janë arrestuar në Thesprotia të Greqisë, pasi janë kapur në flagrancë duke transportuar 31 emigrantë të paligjshëm. Shqiptari u kap duke transportuar emigrantët në një kamion drejt kufirit greko-shqiptar, kundrejt pagesës 100 euro.

Ndaj të riut shqiptar me iniciale I.X., rëndon akuza e transportit të emigrantëve të paligjshëm. Nga hetimet e policisë, 30-vjeçari i kishte marrë emigrantët nga zona e Peloponezit për t’i transportuar pranë kufirit greko-shqiptar, kundrejt pagesës prej 100 eurosh.

emigrante te paligjshem greqi arrestohet shqiptari

Sondazh

Poll