Aktualitet

'Drejtues i kartelit të drogës'/ Vihet në pranga shqiptari në Greqi, grumbulloi 250 milionë euro në 10 vjet

Autoritetet konfiskuan gjithashtu telefona celularë, duke përfshirë një telefon celular të përdorur për biseda të koduara përmes aplikacioneve speciale, një tabletë, një disk dixhital dhe karta SIM.

6 Qershor 2023, 16:22 Nga A.B
'Drejtues i kartelit të drogës'/ Vihet në pranga
Foto ilustruese

GREQI- Një 52-vjeçar me origjinë shqiptare u vu në pranga pas një bashkëpunimi shumë mujor të Departamentit të Ndjekjes së Drogës në Drejtorinë Operative të Shërbimit të të Ardhurave të Brendshme Greke (SDOE) Attica me autoritetet përkatëse holandeze.

Mediat greke raportojnë se shqiptari, i cili besohet të jetë organizatori i një karteli të madh droge u gjet dhe u arrestua në Glyfada dhe kërkohej me një urdhër arresti evropian si anëtar drejtues i një organizate kriminale që merret me grumbullimin dhe shpërndarjen e shumave të mëdha parash në Holanda nga tregtia e paligjshme e narkotikëve.

'Drejtues i kartelit të drogës'/ Vihet në pranga

Ministria e Financave greke njofton se organizata kriminale trafikone në baza ditore, nëpërmjet një sistemi bankar “të nëndheshëm” me përdorimin e komunikimeve të koduara, shuma të mëdha parash dhe llogaritet se për një periudhë rreth 10 mujore, shuma u trafikuan 250 000 000 euro.

Në kontrollin e kryer në banesën e të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar shuma parash në kartëmonedha nga vende të ndryshme, duke përfshirë euro, dollarë amerikanë, dollarë kanadezë, dollarë australianë, franga zvicerane, lira turke, dirhemë të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Rand i Afrikës së Jugut. 

'Drejtues i kartelit të drogës'/ Vihet në pranga

Autoritetet konfiskuan gjithashtu telefona celularë, duke përfshirë një telefon celular të përdorur për biseda të koduara përmes aplikacioneve speciale, një tabletë, një disk dixhital dhe karta SIM./Dosja.al

arrestohet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll