Aktualitet

Vetëdorëzohet Vangjush Dako! BLINDOHET Drejtoria e Policisë në Tiranë, vihet tenda e bardhë (VIDEO)

Hyrja e Drejtorisë është e mbuluar me një tendë të bardhë, e cila me shumë mundësi nuk do të lejojë filmimin e momentit kur Dako do të mbërrijë në këto ambiente.

6 Qershor 2023, 18:06 Nga A.B
Vetëdorëzohet Vangjush Dako! BLINDOHET Drejtoria e Policisë
Drejtoria e Policise

TIRANË- Vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës, ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. Ndërkohë që po vijon operacioni për zbatimin e urdhër-arrestit, në Drejtorinë e Policisë janë marrë masa në pritje të mbërritjes së Dakos.

Hyrja e Drejtorisë është e mbuluar me një tendë të bardhë, e cila me shumë mundësi nuk do të lejojë filmimin e momentit kur Dako do të mbërrijë në këto ambiente.

Dosja.al ka mësuar se prangosja e tij është bërë gjatë mbrëmjes së djeshme, në shtëpinë e tij në qendër të Durrësit. Paraprakisht dyshohet se si Dako, ashtu edhe ish-zyrtarët e tjerë të Bashkisë së Durrësit, akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre për çështjen e rindërtimit pas tërmetit./Dosja.al

vangjush dako arrestohet vangjush dako

Sondazh

Poll