Aktualitet

"Si rrebeshi e si tufani na shfaqet Altin Dumani", jo vetëm Rama, ISO LABE edhe për krerët e SPAK-ut: Burrë tabani, djalë i Çele-s është Olsiani

Grupi polifonik thur vargje teksa anëtarët e KLP-së dhe SPAK-ut shijojnë drekën

6 Qershor 2023, 15:19 Nga m.s
"Si rrebeshi e si tufani na shfaqet Altin Dumani", jo vetëm Rama,
Grupi polifonik

TIRANË- Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë janë bashkuar në një drekë, ku i kanë pritur me ison labçe dhe një dedikim special për secilin nga krerët e drejtësisë, duke nisur nga prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, te kreu i SPAK-ut Altin Dumani dhe kreu i KLP-së Alfred Balla.

Në videon e "Balkanweb", grupi polifonik u ka kënduar drejtuesve të KLP-së dhe SPAK-ut, ku ndër rrjeshta thuhet: "Si rrebeshi e si tufani na shfaqet Altin Dumani. Altini mbron të vërtetën, për peshqit ka hedhur rrjetën”.

Dedikimi është për Tartar Bazajn, Nurihan Seitin, Bujar Sheshin, Sokol Stojanin, Eloida Goxhin, Zeqir Hodën apo Arta Mandron.

Teksti i këngës:

Labçe do ta ngrëmë dollinë

Që të gjithë yjet që ndrinë,

që janë ul në tavolinë

Për qejf të zotit Tartar(ë)

edhe shkurti po bën behar

Se i ka vlerat e rralla

në krye rri Alfred Balla

Trapezën sot na ndriti

sa vjen Nurihan Seiti

Gur i rëndë e burrë tabani

djalë i Çele është Olsiani

është nipi i Ago Felekut,

flamur në majë të direkut.

Për ligjin zbret si rrebeshi

eksperti i rrallë Bujar Sheshi.

Si rrebeshi e si tufani

na shfaqet Altin Dumani.

Altini mbron të vërtetën,

për peshqit ka hedhur rrjetën.

Shikon nëpër kabinete,

ata që bëjnë qeramete.

Po këtu është dhe Aida,

në ballë të kovës plot sfida.

Vajzë e zgjedhur nga Lekdushi,

shpërthen flaka, kërcet prushi.

Unazë me gurë xhevahiri,

ku ka vënë dorën Zeqiri.

Këtu ku ndodhet Stojani,

për të ka nevojë vatani.

Ku rri toka, është ekspert e

dhe kur qesh edhe kur flet…

Urojnë urimet e zjarrta,

bijë e Vlorës mbetet Arta.

Arta e Sinan Balilit,

ta deh si hëna pranë yllit

grupi polifonik klp spak

Sondazh

Poll