Politike

'I thashë Kreshnikut, pse dole kaq ngushtë?'/ Rama në Berat: Ndodh që i marrim votuesit për të mirëqenë, mendojmë se i kemi në xhep

Rama tha se kanë marrë numrin më të lartë të votave, duke fituar një mandat për të qeverisur në 54 bashki

6 Qershor 2023, 17:49 Nga A.B
'I thashë Kreshnikut, pse dole kaq ngushtë?'/ Rama në
Edi Rama

BERAT- Në turin e falenderimeve në Berat, kryeministri Edi Rama përgëzoi gjithë kandidatët në zgjedhjet e 14 Majit, ku sipas tij, arritën një rezultat historik. Duke bërë një pasqyrë të asaj se çfarë kanë arritur, kreu i qeverisë tha se kanë marrë numrin më të lartë të votave, duke fituar një mandat për të qeverisur në 54 bashki. Rama u ndal edhe tek fitorja e kandidatit të PS, Kreshnik Hajdari, ku e ka pyetur çfarë ka ndodhur që fitorja ishte aq e ngushtë. Ai tha me ironi se edhe Shkodra ndryshoi drejtim, duke parë secili për interesin e vetë.

"Na kanë lënë pak larg. Faleminderit për ardhjen tuaj këtu. Sot dua t'ju falenderoj, rezultati i këtyre zgjedhjeve ishte që edhe pse doja që disa javë të mos hipja më në makinë, ishte e pamundur pasi falenderimi është më e pakta që mund të bëja.  Ky është rezultati historik i PS. Kemi marrë numrin më të lartë të votave, kemi fituar një mandat për të qeverisur në 54 bashki. Kemi marrë mbështetje për herë të parë në 30 e kusur vite. Kemi 2 herë e gjysëm më shumë këshilltarë se të dytët pas nesh. Ata janë të fundit prapa nesh. Janë rezultat i shumë gjërave, po i kontributit tuaj. Në këtë rezultat, rolin vendimtar e kanë pasur zgjedhësit.  Barrë e madhe e një borxhi shumë të madh.  Kjo është diçka e shëndetshme në rast se ne e kuptojmë apo jo se dhe njerëzit e përjetojnë po njësoj. Madje disa e përjetojnë dhe më keq çdo problem të qeverisjes sonë, por pritshmëria e tyre është komplimenti më i madh që mund të na bëjnë. Ne do përpiqemi më shumë që të bëjmë më shumë. Kjo nuk vlen për ata që janë këtu që janë militantë dhe aktivistë. Kjo vlen me ata që janë të lidhur me një karrige me një detyrë, që u ka dhënë fuqia e partisë. Vlen te të gjithë. I thashë Kreshnikut po ç'a ndodhi që fitorja ishte kaq e ngushtë? Duhet analizuar se nuk ka arsye pse Poliçani të jetë aq përpara, pavarësisht se Tiku i Poliçanit lind vetëm një herë. Kreshnikut nuk i themi dot bëhu Tik. Ndodh që i marrim votuesit për të mirëqenë, mendojmë se i kemi në xhep. Po e patë se çfarë ndodhi, ndryshoi drejtim Shkodra, që ishte e paepur. Ndryshoi drejtim se pa se për interesin e vet edhe demokrati shkodran duhet të votonte për ne". 

edi rama berat zgjedhjet e 14 majit

Sondazh

Poll