Politike

Votat e Belshit, numërohen 29 kuti nga 40 në total, në avantazh Arif Tafani i PS-së me 48 vota

Deri më tani, diferenca mes kandidatit të PS dhe të koalicionit “Bashkë Fitojmë” është 48 vota në favor të kandidatit socialist, Arif Tafani, i cili është shpallur edhe fitues i zgjedhjeve të 14 Majit

6 Qershor 2023, 16:51 Nga m.s
Votat e Belshit, numërohen 29 kuti nga 40 në total, në avantazh
rinumerimi i votave

TIRANË- Në Belsh ka nisur rinumërimi i votave të 14 Majit. KAS ka numëruar 29 nga 40 kuti për Bashkinë e Belshit. Deri më tani, diferenca mes kandidatit të PS dhe të koalicionit “Bashkë Fitojmë” është 48 vota në favor të kandidatit socialist, Arif Tafani, i cili është shpallur edhe fitues i zgjedhjeve të 14 Majit.

Kujtojmë këtu se përfaqësuesit ligjor të “Bashkë Fitojmë” depozituan në KAS disa pretendime lidhur me procesin e votimit, dhe numërimit për Belshin. Sipas tyre, rreth 60 fletë votimi rezultojnë se janë konsideruar të vlefshme, ndërkohë që shënimet kanë qenë ndryshe nga ato që lejohen nga KQZ. Ata thonë se disa janë shënuar me pikëpyetje, e disa të tjera janë shkarravitur, ndërkohë që pasi janë shpallur të vlefshme, i kanë kaluar si vota të PS.

Po ashtu kanë depozituar dhe një video, ku sipas tyre, rezultojnë se në kuti ka dy fletë votimi më shumë se sa shkruhet në kuti. 

belsh kutite e votimit

Sondazh

Poll