Politike

Pse përfundoi në SPAK Vangjush Dako? Banorët e pallatit të rrënuar nga tërmeti e denoncuan, ish-kryebashkiaku kishte dhënë 2 leje

Pas tërmetit që tronditi vendin në vitin 2019, pallati pësoi dëmtime shumë të rënda, ndaj edhe banorët e zonës kanë ngritur një akuzë për "vrasje masive të mbetur në tentativë".

6 Qershor 2023, 17:42 Nga k.m.
Pse përfundoi në SPAK Vangjush Dako? Banorët e pallatit të
Vangjush Dako

DURRËS- Zbulohen detaje lidhur me dosjen që ka vendosur në prangat e Policisë së Shtetit, për llogari të SPAK, të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Sipas burimeve të gazetares Klodiana Lala bëhet me dije se akuza e tij ka të bëjë lidhur me një pallat të dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019, i ndërtuar 12 vite më parë, i cili ka pasur 2 leje ndërtimi. Të dyja të lëshuara nga asokohe kreu i Bashkisë së Durrësit.

Pas tërmetit që tronditi vendin në vitin 2019, pallati pësoi dëmtime shumë të rënda, ndaj edhe banorët e zonës kanë ngritur një akuzë për "vrasje masive të mbetur në tentativë". Por gjatë hetimeve, SPAK ka gjetur të dhëna për korrupsion dhe shpërdorim detyre, madje ka dhënë vetë shpjegime të detajuara. Por po ashtu, krahas hetimit për pallatin, hetuesit e SPAK, e kanë shtrirë hetimin edhe për pasurinë e tij. Megjithatë nuk duhet nëse kanë hasur në ndonjë gjetje.

vangjush dako arrestohet vangjush dako

Sondazh

Poll