Bota

Mallrat vinin nga Kina, Turqia dhe Vietnami! Operacion MASIV në vendet e BE, 378 të arrestuar

Tregtarë të ndryshëm janë parë duke postuar fotografi të mallrave të falsifikuara në dispozicion, kryesisht veshje dhe këpucë, në faqet dhe profilet e tyre të mediave sociale të biznesit.

6 Qershor 2023, 16:01 Nga A.B
Mallrat vinin nga Kina, Turqia dhe Vietnami! Operacion MASIV në vendet e
Mallrat

TIRANË- Europol ka koordinuar operacionin e parë në mbarë BE-në kundër tregtisë së paligjshme të veshjeve, këpucëve dhe aksesorëve të falsifikuar.

Operacioni Fake Star, i udhëhequr nga Policia Kombëtare Spanjolle (Policía Nacional) dhe e bashkëdrejtuar nga Policia Helenike me mbështetjen e Zyrës së Pronësisë Intelektuale të Bashkimit Evropian (EUIPO), përfshiu 17 vende në total.

Gjatë operacionit, autoritetet kombëtare kontrolluan zonat tregtare dhe industriale, tregjet e pleshtave, zonat turistike, magazinat, dyqanet dhe vende të tjera të ngjashme ku mund të shiten mallra të falsifikuara. Autoritetet e përfshira kryen gjithashtu aktivitete operacionale në porte, dyqane të hapura dhe kompani të vogla të shpërndarjes së parcelave të tregtisë elektronike, raportojnë mediat e huaja.

Sekuestrohen 1 956 607 rroba, këpucë dhe veshje të falsifikuara;

-Përafërsisht 87 milionë euro vlera totale e vlerësuar e mallrave të falsifikuara të sekuestruara;

-258 marka të gjetura të cenuara;

-Të kryera 3 921 inspektime;

-646 çështje gjyqësore të hapura;

-1 311 çështje administrative të hapura;

-378 persona të arrestuar.

Hetimet konfirmuan pritshmëritë se te arrestuarit po përdorin rrjetet e mediave sociale për të reklamuar produkte të falsifikuara. Tregtarë të ndryshëm janë parë duke postuar fotografi të mallrave të falsifikuara në dispozicion, kryesisht veshje dhe këpucë, në faqet dhe profilet e tyre të mediave sociale të biznesit./ Dosja.al

operacion europol

Sondazh

Poll