Bota

Takimi me Këshillin e Sigurisë Kombëtare/ Zelenskyy: 80 zona vendbanimi në rrezik, po mundohemi të shpëtojmë njerëzit

Gjithsej 885 njerëz janë evakuuar nga rajoni deri më tani.

6 Qershor 2023, 11:48 Nga f.i
Takimi me Këshillin e Sigurisë Kombëtare/ Zelenskyy: 80 zona
Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas ka mbajtur një takim urgjent të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në kuadër të shpërthimit të mëngjesit të sotëm, raporton CNN.

Ka "rreth 80 vendbanime në zonën e përmbytjeve",- njoftoi Zelenskyy pas një takimi urgjent të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes.

'Terroristët rusë kryen një shpërthim nga brenda strukturave të Kakhovka. U urdhërua evakuimi nga zonat me rrezik dhe sigurimi i ujit të pijshëm për të gjitha qytetet dhe fshatrat që furnizoheshin me ujë nga rezervuari i Kakhovkës. Ne po bëjmë gjithçka për të shpëtuar njerëzit. Të gjitha shërbimet, ushtria, qeveria, zyrat janë në gatishmëri,” tha presidenti ukrainas.

Gjithsej 885 njerëz janë evakuuar nga rajoni deri më tani mes frikës së shkatërrimit të gjerë.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll