Bota

“Jam plagosur nga bandat shqiptare”/ 21-vjeçarja angleze vishet si burrë dhe abuzon seksualisht me një vajzë

21-vjeçarja u “ekspozua” kur nëna e 19-vjeçares dyshoi për lidhjen, duke i thënë të bijës se ‘George Parry’ nuk ishte burrë.

6 Qershor 2023, 11:36 Nga k.m.
“Jam plagosur nga bandat shqiptare”/ 21-vjeçarja angleze
Georgia Bilham

BRITANI E MADHE- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Angli një 21-vjeçare, e cila maskohej si burrë, ka abuzuar seksualisht disa herë një vajzë britanike. Mediat e huaja shkruajnë se Georgia Bilham, 21 vjeç, akuzohet se ka krijuar një llogari të rreme Snapchat dhe është shtirur si burrë me emrin "George Parry" dhe për t’i dërguar mesazh një vajze 19-vjeçare, duke e detyruar që të bënte seks me të.

21-vjeçarja u “ekspozua” kur nëna e 19-vjeçares dyshoi për lidhjen, duke i thënë të bijës se ‘George Parry’ nuk ishte burrë. Ndaj dhe Bilham është në gjyq e akuzuar për 17 vepra seksuale. Ndërkaq pas katër vitesh bisedë në rrjetet sociale, dyshja filluan të takoheshin. Bilham, nga Tarporley, Cheshire, vishej si burrë dhe mbante kapele gjatë gjithë kohës. Kjo histori ka zgjatur që nga maji 2021 deri në gusht po të këtij viti.

Ajo ia mbushi mendjen vajzës 19-vjeçare që të hiqte syzet, për të mos parë mirë. Vajza kishte probleme me shikimin dhe nuk i shikonte objektet qartë pas 13.5 cm nga fytyra e saj. Sa herë që dyshja shiheshin, Bilham i kërkonte vajzës të hiqte syzet dhe më pas Bilham kryente rregullisht akte seksuale ndaj 19-vjeçares dhe i thoshte se nuk mund të zhvishej sepse i vinte turp për shkak të një plage me që kishte marrë nga një bandë kriminale shqiptare.

Ndërkohë pritet që në seancën e radhës në gjyq do publikohen disa nota zanorë që tregojnë se Bilham fliste me një zë mashkullor dhe një theks "Birmingham-ez".

georgia bilham

Sondazh

Poll