Bota

"Takim i vështirë"/ Bisedimet me Kurtin, Lajçak: Do menaxhojmë krizën. Escobar: Do dëgjohemi shpejt

Lajçak theksoi se ishte një takim i vështirë me Kurtin, derisa shtoi se kërkesat përfshinin shtensionimin e situatës në veri, sa më shpejt zgjedhje në komunat e veriut si dhe merrje me dialogun.

5 Qershor 2023, 23:17 Nga A.B
"Takim i vështirë"/ Bisedimet me Kurtin, Lajçak: Do
Lajcak dhe Escobar

KOSOVË- I dërguari special i BE për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tha se bashkë me të dërguarin special të ShBA-së, Gabriel Escobar, i paraqitën tre kërkesa për shtensionim të situatës në veri të vendit kryeministrit Albin Kurti. Lajçak theksoi se ishte një takim i vështirë me Kurtin, derisa shtoi se kërkesat përfshinin shtensionimin e situatës në veri, sa më shpejt zgjedhje në komunat e veriut si dhe merrje me dialogun.

“Fatkeqësisht jemi kthyer në Prishtinë për t’u marrë me menaxhimin e krizave në vend të shkeljes së normalizimit që është një lajm tjetër i mirë. Ne jemi këtu për të ndihmuar në gjetjen e zgjidhjes për situatën në veri. Kemi paraqitur propozime, tre elemente: de-përshkallëzimi i situatës në terren, zgjedhje të reja të shpejta në veri dhe dialogu i normalizimit”

Nga ana tjetër, i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, u shpreh se ShBA, BE dhe NATO dhe sipas tij, pothuajse të gjithë miqtë e Kosovës, e kanë të njëjtën kërkesë për qetësimin e situatës në veri. Lidhur me kërkesat, ai shpreson që të dëgjohen nga autoritetet e Kosovës.

”Nëse mund të them një gjë, nuk kam parë kaq shumë të bashkuar në komunitetin transatlantik. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, NATO dhe pothuajse çdo mik tjetër i Kosovës ka bërë të njëjtën kërkesë identike. Pra, shpresoj se do të dëgjohemi shpejt”.

albin kurti tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll