Bota

Takimi Kurti-Escobar-Lajçak! Zbulohen 3 kërkesat e SHBA dhe BE për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

5 Qershor 2023, 23:12 Nga A.B
Takimi Kurti-Escobar-Lajçak! Zbulohen 3 kërkesat e SHBA dhe BE
Takimi mes Lajcak, Kurtit dhe Escobar

KOSOVË- Qetësimi i situatës në veri të Kosovës, mbajtja e zgjedhjeve të reja dhe kthimi në dialog ishin 3 kërkesat e të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, dhe të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobarit, gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Ne e prezantuam një propozim në emër të komunitetit ndërkombëtar që përmban tri elemente. Kishim bisedime të gjata, të sinqerta dhe të vështira”, – tha Lajçaku, teksa shtoi se ky është vetëm fillimi. 

Takimi ishte paralajmëruar të niste në orën 20:00, mirëpo nisi më shumë se 30 minuta më vonë. Të dërguarit e SHBA-së dhe BE-së do të zhvillojnë takime me krerë të lartë shtetërorë neser në Beograd./Dosja.al

albin kurti gabriel escobar

Sondazh

Poll