Aktualitet

"Zarfi u dha pas anulimit të takimeve mes dy zyrtarëve"/ Arrestimi i Duros, Hoxha: Në përgjim shfaqet administratori dhe inxhinieri

Ajo tha se gjatë veprimeve hetimore, prokurorët kanë konstatuar komunikimet mes Vladimir Topit dhe inxhinierit, Silvi Shehi

5 Qershor 2023, 21:20 Nga m.s
"Zarfi u dha pas anulimit të takimeve mes dy zyrtarëve"/
Anila Hoxha

TIRANE- Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar në "Top Story" detaje nga arrestimi i Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro. Ajo tha se gjatë veprimeve hetimore, prokurorët kanë konstatuar komunikimet mes Vladimir Topit dhe inxhinierit, Silvi Shehi.

Katër të dyshuar janë pjesë e veçuar që po vazhdon për një llogari të një çështje tjetër. Gjatë këtyre veprimeve hetimore prokurorët konstatojnë një komunikim të Vladimir Topit që në datën 1 i shpeshton komunikimet e tij, menjëherë pasi listohet fituese për të paguar “për këtë nder”. Komunikimi është mes Vladimirit dhe inxhinierit. Ai ia paguan shumën e parave Shehit dhe i jepet shoqes së Sekretares së Përgjithshme, Lauretës.

Zarfin në fjalë ia ka dhënë pas disa anulimesh takimesh mes dy zyrtarëve. Duro nuk shfaqet në atë përgjim, ata që shfaqen janë administratori dhe inxhinieri se si do të kryer pagesa. Pasi është kryer kontrolli në kushtet e flagrancës, agjentët kanë mësyrë dhe kanë konstatuar se shuma ishte fikse ajo që ishte lënë në zarf. Duro ka thënë se nuk kishte asnjë dijeni, por në zarf i kishte thënë se ishte diçka e ëmbël, dhe kishte kujtuar se ishte një çokollatë. Avokatja e saj ka kërkuar një masë më të lehtë. Shpresoj që hetimi tjetër për një tender të mos jetë dekonspiruar", shprehet gazetarja Hoxha.

Gjykata e Posaçme vendosi që të dyja zytaret, Joana Duro dhe specialistja Laura Shteto të qëndrojnë në masën “arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve. Seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tyre zgjati mbi 90 minuta, ndërsa dy të arrestuarat nuk kanë folur para gjykatës.

Prokuroria e Posaçme thotë se pas hetimeve, rezulton se ka qenë Vladimir Topi, i cili i ka dhënë Duros 330 mijë lekë që ta favorizonte në tenderin e hapur nga Ministria e Shëndetësisë. Sa i takon inixhinerit të kompanisë, Silvi Shehi, ai ka marrë shumën prej 330 mijë lekë dhe ia ka dërguar Laura Shtetos, specialiste e Nivelit të Lartë në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara. Shteto dhe inixhinieri i kompanisë 'DRICONS’ kanë bërë lidhjen mes sekretares së Shëndetësisë dhe administratorit Vladimir Topi. Shteto pasi ka marrë lekët nga inxhinieri i kompanisë 'DRICONS’, ia ka dërguar Sekretares së Përgjithshme.

joana duro pergjime arrestimi i zyrtares

Sondazh

Poll