Aktualitet

'Thirrje avokatit të popullit'/ Denoncimi i gazetarit shqiptar në Greqi: 45-vjeçari po kalon torturë në burg

Gazetari i bën thirrje avokatit të Popullit Shqiptar që të kërkojë të drejta për shqiptarin që ndodhet në paraburgim që prej 5 muajsh.

5 Qershor 2023, 20:15 Nga A.B
'Thirrje avokatit të popullit'/ Denoncimi i gazetarit shqiptar
Shqiptari

TIRANË- Gazetari shqiptar në Greqi, Shpëtim Zinxhira, ka bërë ditën e sotme një denoncim mbi gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet babai i dy fëmijëve në burgun Koridallo. Sipas tij, 45-vjeçari, invalid i cili ka humbur këmbë dhe duar në një aksident në punë, mbahet në kushte skandaloze. 

Gazetari i bën thirrje avokatit të Popullit Shqiptar që të kërkojë të drejta për shqiptarin që ndodhet në paraburgim që prej 5 muajsh.

POSTIMI;

Asurditeti i 2023...!

Thirrje Avokatit te Popullit Shqiptar. Duhet një ndërrhyrje e menjëhershme nga shteti shqiptar për kete rast ku një 45-vjeçar në godinën D të burgut Koridallo po përjeton një torturë të vertetë. Ai ndodhet në paraburgim që prej 5 muajsh, ende nuk është gjykuar për veprën penale. Edhe pse ka mbi 25 vite qendrimi në Greqi, baba i dy fëmijëve në ndër akuzat e tjera lexohet për hyrrje të paligjshme në Greqi, në një kohë që djali i tij i ka ardhur letra për te shkuar ushtar.

Por... Ky ambient që shihni në foto me përmasa 80x60 cm sherben si dush dhe ëc në një nga qelitë e burgut Koridallo. Ketu mbahet Genti me 85% invalid, aksidentuar ne pune ku humbi nje kembe dhe nje krahe.
Por në këto kushte a mund te lahet dot nje njeri ne kete sipërfaqe ku nuk ka vend te vendosesh kemben dhe jo me trupin në mungese te një këmbe. Asnjë nuk u dënua kur u aksidentua ai, por mbi të gjitha në jetën e përditëshme, a mund te lahet ne keto kushte ky njeri me nje kemb dhe me nje krah?

Kuptohet se burgjet u ndërtuan nga njerëzit për njerëzit që të vuajnë dënimet e tyre sipas veprave penale, por edhe këta kanë të drejtat e tyre që të vuajnë dënimin si njerëz ne bazë të ligjeve në fuqi.

shqiptari ne greqi greqi

Sondazh

Poll