Aktualitet

Memolla sërish fitues në Rrogozhinë, Kaso: Të hiqet qendra e burgut, nuk u ngrit sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor

Kaso deklaroi se nga shtetasit që kanë votuar aty vetëm 2 e kishin vendbanimin në Rrogozhinë

5 Qershor 2023, 19:08 Nga A.B
Memolla sërish fitues në Rrogozhinë, Kaso: Të hiqet qendra e
Ivi Kaso

TIRANË- Sekretari për çështje ligjore në PD, Ivi Kaso reagoi pas rinumërimit të votave në Rrogozhinë të cilat nuk ndryshuan asgjë sa i përket kandidatit fitues. Ai kërkoi që të mos njihet kutia e burgut, pasi sipas tij nuk është ngritur sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor. Ai po ashtu shton se nga shtetasit që kanë votuar aty vetëm 2 e kishin vendbanimin në Rrogozhinë

'Duhet të hiqet qendra e burgut, nuk u ngrit sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor'- tha Kaso.

Kandidati i PS, Edison Memolla u shpall fitues me 5129 vota, ndërsa kandidati  i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha ka marrë 5108 vota, duke ngushtuar diferencën nga 30 vota në 21 vota./Dosja.al

ivi kaso

Sondazh

Poll