Aktualitet

“Kamionët dalin në rrugën pranë shkollës, kemi frikë për fëmijët”, protestë nga banorët në Borizanë

Kamionët kalojnë në këtë rrugë duke transportuar interte, dhe materiale të tjera nga guroret e zonës

5 Qershor 2023, 18:57 Nga m.s
“Kamionët dalin në rrugën pranë shkollës, kemi
banoret bllokojne rrugen

KRUJË- Banorët e fshatit Borizanë në Fushë-Krujë bllokuan rrugën mëngjesin e sotëm, kjo në shenjë proteste për lëvizjen e kamionëve në rrugën pranë shkollës. Ata thonë se kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, rrezikon jetën e fëmijëve, ndërsa apelojnë nga autoritetet për gjetjen e një zgjidhje.  

Kamionët kalojnë në këtë rrugë duke transportuar interte, dhe materiale të tjera nga guroret e zonës. Sipas banorëve, ky aktivitet është kthyer në shqetësim për ta, edhe për shkak të shpërthimeve të vazhdueshme që kanë sjellë dëmtime në disa banesa.

“Unë e kam shtëpinë këtu afër, dhe detyrohem e çoj fëmijën me makinë se kam frikë nga trailerat”, ka thënë një banor i zonës.

“Kemi nipa e mbesa, prindërit kanë fëmijë. Vjen kamioni, jo një, por me qindra!”.

“Kamionat kanë ndërruar drejtim sot, se e kanë marrë vesh që do dalim për protestë, se këtu vijnë përditë në rrugë të shkollës. Absolutisht s’merr kërrkush masa".

borizanë proteste kamione

Sondazh

Poll