Aktualitet

Shkrumbohet makina në Vlorë, rrezikohet parcela me grurë, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Automjeti ka qenë i parkuar pranë një parcele të mbjellë me grurë, por falë ndërhyrjes së zjarrfikësve, është bërë e mundur shmangia e djegies së sipërfaqes

5 Qershor 2023, 19:16 Nga m.s
Shkrumbohet makina në Vlorë, rrezikohet parcela me grurë,
foto ilustruese

VLORË- Djegia e një mjeti ka vënë në rrezik shoferin, e po kështu edhe një parcele të mbjellë me grurë që ndodhej pranë vendit ku shpërthyen flakët.

Një mjet është shkrumbuar në mes të fushës në fshatin Llakatund të Vlorës. Automjeti ka marr flakë sapo drejtuesi ka provuar ta ndezë.

Bëhet me dije se automjeti ka qenë i parkuar pranë një parcele të mbjellë me grurë, por falë ndërhyrjes së zjarrfikësve, është bërë e mundur shmangia e djegies së sipërfaqes. Grupi hetimor ka nisur hetimet në lidhje me këtë rast.

 

digjet makina llakatund vlore

Sondazh

Poll