Bota

Sfidë ndaj Aleancës, Rusia fillon stërvitjet në Detin Baltik një ditë pas NATO-s

Ushtria ruse tha se deri në 40 anije dhe varka, 25 avionë dhe rreth 3,500 personel do të marrin pjesë në stërvitjet e saj, të cilat janë planifikuar të zgjasin deri më 15 qershor.

5 Qershor 2023, 19:11 Nga a.l
Sfidë ndaj Aleancës, Rusia fillon stërvitjet në Detin Baltik
Rusia

RUSI- Rusia ka nisur stërvitjen detare në Detin Baltik, një ditë pasi vendet anëtare të NATO-s nisën stërvitjet e tyre vjetore në Balltik.

Marina e Shteteve të Bashkuara deklaron se, nga ana e NATO-s, 6,000 personel, 50 anije dhe më shumë se 45 avionë po marrin pjesë, me Finlandën që merr pjesë për herë të parë si anëtare e aleancës, shkruajnë mediat e huaja. 

Ushtria ruse tha se deri në 40 anije dhe varka, 25 avionë dhe rreth 3,500 personel do të marrin pjesë në stërvitjet e saj, të cilat janë planifikuar të zgjasin deri më 15 qershor. Moska gjithashtu filloi stërvitjet në Detin e Japonisë dhe në Detin e largët lindor të Okhotsk të hënën, e cila do të përfshijë mbi 60 anije luftarake dhe anije mbështetëse nga Flota e saj e Paqësorit.

rusi

Sondazh

Poll