Aktualitet

I mituri humbi jetën ditën e Krishtlindjeve! Shkolla në Itali i vë emrin e tij bibliotekës: Në kujtim të Orielit

Është fotoja e Orielit të vogël, djali 8-vjeçar i cili u përplas nga një makinë dhe humbi jetën 25 dhjetorin e kaluar.

5 Qershor 2023, 17:11 Nga A.B
I mituri humbi jetën ditën e Krishtlindjeve! Shkolla në Itali i
Biblioteke

ITALI- Shkolla fillore De Gasperi në Noicattaro ka jo vetëm libra, por edhe foto të një nxënësi shqiptar. Është fotoja e Orielit të vogël, djali 8-vjeçar i cili u përplas nga një makinë dhe humbi jetën 25 dhjetorin e kaluar teksa ndodhej me familjen e tij në Borgo Segezia në Foggia.

"Duke parë sot vizatimet, punët e vogla që bëri së bashku me prindërit dhe motrën e tij ishin të bukura dhe prekëse. Vdekja e tij na tronditi por bashkoi komunitetin e Noicattaro", tha kryetari i bashkisë së Noicattaro, Raimondo Innamorato i cili mori pjesë në ceremoninë e emërimit të organizuar.

Shokët e klasës dhe mësuesit e tij ishin shumë të emocionuar, bënin vizatime dhe shkruanin për të, raporton 'Ansa'.

'Vendimi për emërtimin e bibliotekës u diktua “nga pasioni i fëmijës për të lexuar'- thotë kryebashkiaku.

“Në kujtim të buzëqeshjes, syve, ëmbëlsisë tënde. Do të mbetesh në zemrat tona”, shkruhet në pllakatë e ngjitur në murin e jashtëm të bibliotekës./Dosja.al

itali

Sondazh

Poll