Aktualitet

Rinumërimi i Rrogozhinës/ Kutia e burgut përmbysi rezultatin, kandidati i “Bashkë Fitojmë” pretendon për parregullsi

Kutia e burgut të Rrogozhinës përmbysi rezultatin në favor të kandidatit socialist, Edison Memolla. Kjo kuti që gjithashtu do të rivlerësohet, nëse vendoset që do të jetë e pavlefshme me shumicë votash nga anëtarët e KAS, kodi zgjedhor parashikon shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në bashkinë Rrogozhinë

5 Qershor 2023, 16:33 Nga m.s
Rinumërimi i Rrogozhinës/ Kutia e burgut përmbysi rezultatin,
foto ilustruese

TIRANË- Mesditën e sotme, në ambientet e KQZ nisi rinumërimi dhe rivlerësimi i të gjitha votave në 54 qendra votimi të bashkisë Rrogozhinë. Vendimi në fjalë erdhi pasi dy anëtarë të KAS, kërkuan vënien në dispozicion të kutive për t’i rivlerësuar ndërsa kandidati opozitar i koalicionit “Bashkë Fitojmë” pretendon për parregullsi.

Kujtojmë këtu se diferenca mes kandidatëve në bashkinë Rrogozhinë është 23 vota. Kutia e burgut të Rrogozhinës përmbysi rezultatin në favor të kandidatit socialist, Edison Memolla.

Kjo kuti që gjithashtu do të rivlerësohet, nëse vendoset që do të jetë e pavlefshme me shumicë votash nga anëtarët e KAS, kodi zgjedhor parashikon shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në bashkinë Rrogozhinë. Palët gjithashtu pritet të ngrenë kontestimet e tyre për fletët e pavlefshme dhe ato të vlefshme gjatë procesit të rinumërimit, të cilat do të merren në shqyrtim nga KAS.

bashkia rrogozhine zgjedhjet e 14 majit

Sondazh

Poll