Aktualitet

Rinumërohen votat në 3 QV në Elbasan, s'ndryshon rezultati! KAS: Përputhen me rezultatin nga pajisjet elektrike

Bashkia e Elbasanit u fitua nga kandidati i Partisë Socialiste, Gledian Llatja, i cili mori 36,122 vota.

5 Qershor 2023, 14:15 Nga A.B
Rinumërohen votat në 3 QV në Elbasan, s'ndryshon rezultati!
Mbledhja

TIRANË- Ditën e sotme u rinumëruan fletët e votimit në tre qendra votimi në Elbasan. Pavarësisht rinumërimit, rezultati ishte sërish i njëjtë. Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) deklaroi se rezultati pas rinumërimit të fletëve, ishte në përputhje me atë të dalë nga pajisjet elektronike.

“U rivlerësuan fletët fizike në QV 23/73 fraksion 1, 24/81 fraksion 1 dhe 24/83 00, dhe nga rivlerësimi dhe rinumërimi i fletëve fizike për kryetarë bashkie, rezulton se ato përputhen plotësisht me rezultatin e transmetuar nga pajisjet elektronike në sistemin e KQZ-së”, u shpreh anëtari i KAS-it, Ledio Braho.

Kujtojmë se Bashkia e Elbasanit u fitua nga kandidati i Partisë Socialiste, Gledian Llatja, i cili mori 36,122 vota. Ndërkaq, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi arriti të sigurojë, 27,952 vota./Dosja.al

kas bashkia elbasan luciano boci

Sondazh

Poll