Aktualitet

U arrestua si pjesë e grupit kriminal në Berat, mes të ndaluarve edhe nipi i deputetit të PS-së

Grupi kriminal merrej me shitjen në doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në zona të ndryshme të qyteteve Berat dhe Kuçovë.

5 Qershor 2023, 14:01 Nga A.B
U arrestua si pjesë e grupit kriminal në Berat, mes të ndaluarve
Bardhyl Kollçaku

BERAT- Jurgen Kollçaku, i arrestuar nga Policia në Berat si pjesë e një grupi kriminal, rezulton të jetë nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku

Grupi kriminal merrej me shitjen në doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në zona të ndryshme të qyteteve Berat dhe Kuçovë. Në pranga janë vënë 4 pjesëtarë të tij, Jurgen Kollçaku, Gjergji Braha, Kleo Doko dhe Sherif Isaj. 

Arrestimet janë bërë pas 2 muajsh hetime që sollën më pas finalizimin e operacionit “Vëzhgimi”. Gjatë kontrrollit në banesat dhe automjetet në pronësi të këtyre shtetasve u gjetën dhe sekuestruan edhe armë të ftohta dhe municione luftarake,ndërkohë që po vijojnë hetimet me qëllim identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. /Dosja.al

 

bardhyl kollcaku jurgen kollcaku

Sondazh

Poll