Bota

Kancelarit gjerman i ndërpritet fjalimi, akuzon me tone të larat: Putin nxiti luftën

Scholz është detyruar të ngrejë tonet, pasi një grup qytetarësh, duke protestuar e brohoritur kundër tij, e ka ndërprerë.

5 Qershor 2023, 12:58 Nga f.i
Kancelarit gjerman i ndërpritet fjalimi, akuzon me tone të larat:
Olaf Scholz

GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz është përballur me një situatë të pakëndshme teksa po mbane fjalim në lidhje me trajtimin e luftës në Ukrainë. Mediat e huaja raportojnë se Scholz është detyruar të ngrejë tonet, pasi një grup qytetarësh, duke protestuar e brohoritur kundër tij, e ka ndërprerë.

"Putin është ai që nxiti luftën. Nëse një vend sulmohet, ai duhet të mbrohet. Çfarë duhet të bëjë tjetër? Putini dëshiron të shkatërrojë Ukrainën. Lufta në Ukrainë vrau shumë njerëz, duke përfshirë fëmijë dhe të moshuar. Kjo është vrasje. Paqja dhe liria kërcënohen nga kjo luftë”, tha kancelari me ton të lartë.

olaf scholz lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll