Politike

Për herë të parë, një president estonez viziton Shqipërinë! Alar Karis vjen në Tiranë më 7 qershor

Sipas axhendës së vizitës, pas ceremonive të mirëseardhjes, që do të zhvillohen më 7 qershor 2023, ora 15:00.

4 Qershor 2023, 15:42 Nga k.m.
Për herë të parë, një president estonez viziton
Alar Karis

TIRANË- Për herë të parë, vendin tona ta vizitojë një president nga Estonia. Me ftesë të Presidentit të Shqipërinë, Bajram Begaj, më 7-9 qershor 2023, viziton Shqipërinë homologu i tij Alar Karis. Kjo është vizita e parë e një Presidenti të Estonisë në Shqipëri.

Sipas axhendës së vizitës, pas ceremonive të mirëseardhjes, që do të zhvillohen më 7 qershor 2023, ora 15:00. Të dy presidentët do të zhvillojnë një takim kokë më kokë e më pas do të kryesojnë delegacionet zyrtare në një takim të zgjeruar. Më pas, do të dalin në një deklaratë të përbashkët për mediat.

Në qendër të bisedimeve do të jenë nevoja e nxitjes së mëtejshme të marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht në çështjet e bashkëpunimit ekonomik dhe qeverisjes elektronike, por edhe zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, integrimi evropian i Shqipërisë dhe i vendeve të këtij rajoni, si dhe ndikimi i agresionit ushtarak rus në Ukrainë, për Estoninë dhe rajonin e vendeve Balltike por edhe të Ballkanit Perëndimor.

Më 9 qershor, të dy Presidentët do të ndjekin një stërvitje të përbashkët kibernetike të ekspertëve nga Estonia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Në kuadër të kësaj vizite, Presidenti i Estonisë do të takohet edhe me autoritetet e tjera të larta shqiptare, si dhe do të vizitojë edhe qytetin e Beratit.

alar karis

Sondazh

Poll